24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çfarë nëse nuk miratohet taksa ekologjike? Bytyqi: Planin B do ta thonë qytetarët

Qeveria nuk ndryshon qëndrim për rritjen e taksës ekologjike për 3.5 denarë.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se kjo taksë nënkupton rritje të të ardhurave buxhetore, investim në projekte dhe jetë për qytetarët.

“Do të thërras për mençuri për taksën ekologjike, sepse taksa ekologjike do të thotë investim për qytetarët tanë”, tha Bytyqi.

Është i bindur se ndryshimet ligjore për rritjen e taksës së derivateve të naftës do të miratohet në Kuvend.

“Taksa ekologjike është njëri nga burimet e financimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët tanë. Unë me të vërtetë shpresoj se të gjithë deputetët dhe të opozitës në afat sa më të shpejtë do t’i miratojnë ndryshimet ligjore. A do të jetë kjo për 10 ditë, për 15 apo për një muaj, ndoshta është punë ditësh por mendoj se do të miratohet dhe nuk besoj se do të ndodh e kundërta”, tha Bytyqi, transmeton TV21.

Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase, Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-ja kanë paralajmëruar bllokadë. A ka plan B se çfarë do të ndërmarrë Qeveria në këtë rast?

“Planin B do ta thonë vetë qytetarët”, u përgjigj Bytyqi.

Të fundit