07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Cipras: Sipërmarrësia greke mund të luaj rol udhëheqës në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Sipërmarrësia greke ka mundësi të luajë rol udhëheqës në zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut për shkak të momentit të rëndësishëm dhe pozitiv që e krijoi Marrëveshja e Prespës, ka thënë kryeministri grek Aleksis Cipras, gjatë kohës së mbledhjes në Selanik me rreth 40 biznesmen nga Greqia e Veriut me temë “Perspektivat zhvillimore të bizneseve nga Greqia e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës”, publikoi agjencia e lajmeve ANA-MPA.

Sipas informatave të njëjta Cipras u bëri thirrje biznesmenëve grek që t’i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara me marrëveshjen dhe u ka thënë se qeveria me iniciativat e saja do të krijojë parakushte përkatëse. Në lidhje me reagimet për zgjidhjen në mes dy shteteve, kryeministri grek e ka theksuar nevojën të gjitha palët të funksionojnë në bazë të interesave kombëtare.

“Në mbledhje të pranishëm kanë qenë edhe zëvendësministri i Maqedonisë Trakija Elefterija Hazigeorgu dhe drejtori i zyrës së financave të kryeministrit Jorgos Cipras, ndërsa takimi që mbajtën në Selanik, ishte në prag të vizitës së kryeministrit grek në Shkup, me siguri më 2 prill”, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina.

Në delegacionin e biznesit që do e mbështesë Aleksis Cipras gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, siç publikoi dje MIA, do të përfshihen mbi 70 kompani të mëdha greke dhe të mesme. aa/mp/

Të fundit