25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çmime më të larta të produkteve industriale në tregun vendor

(MIA) – Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta për 0,1 për qind në nivel mujor dhe për 1,1 për qind në nivel vjetor, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Në dhjetor të vitit 2019, në krahasim me nëntorin e vitit 2019, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet e produkteve të përhershme për konsum të gjerë për 0,2 për qind dhe produkteve jo të përhershme për konsum të gjerë për 0,6 për qind. Në dhjetor të vitit 2019, në krahasim me dhjetorin e vitit 2018, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet energji dhe produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për dy për qind dhe produktet kapitale për 0,5 për qind. mb/

Të fundit