10/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çmimet e reja të derivateve të naftës, sot mblidhet KRRE

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme pritet të shpall çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), javën e kaluar çmimet me pakicë të dizelit u shtrenjtuan për 3.5 denarë, ndërsa çmimet e benzinës për 1.5 denarë.

Aktualisht, çmimi me pakicë për 1 litër euro-Super BS-95 kushton 73,00 denarë, derisa një litër Euro Super BS-98 75,00 denarë për litër. Ndërkaq çmimi i një litër Euro-dizel shitet për 63.5 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë gjithashtu shitet për 63.5 den për litër.

Të fundit