28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çmimi enorm i drunjve/ Inspektorati zbarkon në terren

Sipas rregullativës së Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” cmimi për një metër kub drunj për ngrohje është 3.000 denarë, por kohëve të fundit, pasi qytetarët nisën të furnizohen me drunj për ngrohje, informacionet flasin se ata paguajnë 50% cmim më të lartë respektivisht nga 4.500 deri në 6.000 denarë për nje metër kub.

Në brifungun me gazetarë, Ministri për Ambient Jetësor, Naser Nuredini, ka theksuar se pasi është informuar për këtë rritje enorme të cmimit të drunjve, pret që nesër të njoftohet zyrtarisht edhe nga Inspektorati i Tregut dhe nga Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe gjueti.

“Këtë temë e hapëm në seancën e kaluar qeveritare. Në regullore shkruan 3.000 denarë. Përse shitet me këto cmime në sektorin privat, presim informacione nga Inspektorati”, deklaroi Naser Nuredini – Ministër i Ambientit Jetësor.

Ministri Nuredini gjithashtu ka bërë thirrje që të ndalohet prerja e jashtëligjshme e pyjeve.

Të fundit