28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çmontohet plantacioni i drogës në Spanjë, 10 të arrestuar, mes tyre 7 shqiptarë dhe 3 serbë

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion droge në Katalonjë, ku për pasojë u arrestuan 10 personave. në mesin e të arrestuarve janë 7 shqiptarë dhe 3 shtetas serbë.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3093 bimë marijuanë, e përkthyer në 1280 kg marijuanë. Veprimtaria ishte e shtrirë në dy ndërtesa të ndryshme.

Mediat spanjolle shkruajnë se për mbarëvajtjen e të korrave dhe garantimin e një korrje të mirë, bosët shqiptarë shfrytëzonin bashkatdhetarët që mbërrinin në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë). Më pas i ‘mbyllnin’ në plantacione për të kryer funksionet e “kopshtarit”. Ata nuk mund të largohen nga ambientet pasi duhet të monitorojnë drogën, derisa të mbarojë leja e qëndrimit.

(BalkanWeb)

Të fundit