25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çollosh: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në aspektin gjeografik, kulturor dhe historik të lidhura me Evropën

– Kryetari i grupit Përtëritja e Evropës në Parlamentin Evropian, Daçian Çollosh në një tekst në gazetën ditore franceze “L’Opinion”, e theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke potencuar se me “rëndësi thelbësore” është që “kushtëzimi negativ të shkojë së bashku me atë pozitiv”, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

“Në vitin 1986, për çështjen për pranim të Spanjës dhe Portugalisë, Simone Vej, kryetari i atëhershëm i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, sqaroi se kapaciteti i Bashkimit Evropian që të jetë i hapur dhe solidar dhe të tërheq anëtarë të rinj, në aspektin kulturor dhe politikë të afërt, do ta bëjë më të fuqishëm. Për disa javë, kur Bashkimi Evropian do të debatojë për fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të duhet t’i mbajmë në mend këto fjalë”, njoftoi eurodeputeti rumun, Çollosh.

Ai potencoi se dy vendet kanë kaluar nëpër transformime në vitet e fundit, me motivim dhe perspektivë për integrimin evropian.

“Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, si dhe rajoni i Ballkani Perëndimor janë në aspektin gjeografik, kulturor dhe historik të lidhura me Evropën”, tha Çollosh.

Ai vlerëson se për zgjerimin e suksesshëm të BE-së, procesi i integrimit duhet të përmirësohet, me ç’rast i përshëndet propozimet e Komisionit evropian për ndryshime të metodologjisë së procesit të negociatave.

“Qytetarët duhet të më tepër të përfshihen në këtë proces, i cili duhet t’i tejkalojë qarqet burokratike dhe të Bruklselit. Qytetarët në të dy anët – shtetet kandidate dhe vendet anëtare të BE-së – duhet t’i shohin edhe përfitimet materiale nga këto afrime, të cilat nuk munden të kufizohen në dialog mes administratave”, vlerëson Çollosh.

Eurodeputeti potencoi se gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoninë e Veriut, është bindur “në synimin e fuqishëm drejt Evropës dhe shpresave mes liderëve të vendit, liderëve politikë, shoqërisë qytetare dhe studentëve të cilët i ka takuar.

“Me rëndësi thelbësore është që procesi i zgjerimit të kontribuojë për respektimin efektiv të vlerave evropiane dhe rregullave të lojës nga ana e vendeve kandidate, posaçërisht lidhur me sundimin e së drejtës dhe lirive qytetare. Propozimet që të rishqyrtohet metodologjia e negociatave për aderim, janë lëvizje në drejtimin e duhur”, vlerëson Çollosh.

Ai me këtë rast është i mendimit se “me rëndësi thelbësore është që ky kushtëzim negativ të shkojë së bashku me atë pozitiv”.

“Menjëherë sa vendet kandidate i integrojnë rregullat e bashkësisë në sektor specifik dhe sa përparimi i tyre lidhur me respektimin e parimeve demokratike dhe shteti juridik janë të pakthyeshme, ato duhet ngushtë të përfshihen në bashkëpunimin evropian në këto sfera”, shtoi Çollosh në tekstin.

Çollosh përkujton se edhe në kuadër të Unionit, duhet të respektohen vlerat evropiane, duke u angazhuar për kushtëzim efektiv dhe efikas të fondeve evropiane pa anulim.

Daçian Çollosh, i cili është ish kryeministër i Rumanisë, prej vitit 2019 është anëtar i Parlamentit evropian dhe kryetar i Grupit Përtëritja e Evropës.zhurnal.mk

Të fundit