29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Coronavirusi i pranishëm në 17 qytete të Maqedonisë

Gjatë ditës së djeshme në Maqedoni kishte 53 raste të reja, që e bën këtë numër më të madhin që nga regjistrimi i rastit të parë në vend më 26 shkurt.

Deri tani 17 persona kanë humbur jetën nga komplikimet e coronavirusit dhe 20 të tjerë janë shëruar. Numri i të infektuarve si dhe numri i të vdekurve për çdo ditë rritet ndërsa të infektuar ka në 17 qytete, ku Shkupi ka pjesën më të madhe të të infektuarve (221), Kumanova (93) dhe Dibra (49), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ka shumë persona që ndodhen në izolim dhe vetizolim. Në mesin e të infektuarve ka edhe punonjës shëndetësorë në disa qytete, numri i të cilëve vazhdimisht rritet, ndërsa pjesa më e madhe janë nga Kumanova.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 61 pacientë,prej të cilëve 11 janë ndodhen në respiratorë dhe se deri më tani janë bërë 4.920 testime për coronavirus.

Filipçe tha se piku i coronavirusit pritet të jetë në fund të këtij muaji, ku numri i të infektuarve pritet të rritet deri në 2.000 të infektuar.

Venko Filipçe në rrjetin social ‘Facebook’ tha se “coronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv”.

“Për momentin janë duke u grumbulluar shumë të dhëna, punohet në vaksinën, ndërsa deri atëherë do të jetë i pranishëm. Do të shfaqen valë pacientësh, por me rëndësi është rritja e rasteve të reja të kontrollohet, që të mundet sistemi shëndetësor në mënyrë të përshtatshme të kujdeset për të gjithë pacientët”, tha Venko Filipçe./Telegrafi/

Të fundit