25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Covid19, Taravari: Në Gostivar vetëm 143 të testuar, 3 mjekë kanë rezultuar pozitiv

Gjatë ditës u raportua se në spitalin e Gostivarit ka gjithsej tetë persona mjekësor të cilët janë infektuar me Covid-19. Në një prononcim për gazetën KOHA, kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka mohur këtë numër. Ai thotë se nuk janë tetë, po tre punonjës mjekësor të infektuar.

Ai i bënë apel shtabit qendror të krizës dhe Qevrisë që të rritet numri i qytetarëve të testuar për Covid19, pasi që sipas statistikave të derirtanishme në Gostivar numri i të tetsuarve është tepër i vogël. “Rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që të bëhen sa më shumë teste. Gjithsej në Gostivar nga Instituti i Shëndetit publik janë bërë 143 testim, që për komunën e Gostivarit është numër shumë i vogël. Unë kam apelu që numri i testeve të rritet dhe këtë kaos, Qeveria dhe Shtabi i krizës ta sjell në kontroll”, theksoi Taravari. (koha.mk)

Të fundit