29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çulev: Askush nuk ju bënë presion përfaqësuesve fetarë

Ministri i Brendshëm Nake Chulev ka demantuar reagimet nga Bashkësia Fetare Islame që oficerët e policisë u kanë bërë thirrje përfaqësuesve fetarë që të bëjnë presion gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Si Ministër i Brendshëm, unë nuk do të lejoj oficerët e policisë të bëjnë presion dhe të ndikojnë në punën e objekteve fetare dhe komuniteteve. Është detyrimi ynë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe në atë që policët të ndërmarrin masa dhe veprimtari të duhura parandaluese.

Ministria e Brendshme në mënyrë kategorike hedh poshtë si pretendime të sheshta dhe të pasakta në reagimin e sotëm të bashkësisë fetare islame ndaj presionit të pretenduar të policisë ndaj përfaqësuesve të këtij komuniteti fetar, me rastin e festimit të festës fetare Fitër Bajramit”, tha Çulev.

Ai shtoi se policia nuk ka asnjë kompetencë të tillë, por që puna e tyre bazohet në normat e përcaktuara ligjore dhe Kushtetuese, por gjithashtu që bashkëpunimi me komunitetet fetare është intensifikuar në mënyrë që të intensifikohet veprimi parandalues, veçanërisht në pritje të festave të ardhshme shtetërore dhe fetare./Telegrafi/

Të fundit