20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çulev: Këtë fundjavë 55 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje

Këtë fundjavë, 55 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes në nivel të gjithë shtetit, me ç’rast 45 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masat përkatëse, njoftoi ministri i Punëve të Brendshëm, Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Këtë fundjavë është zbatuar masa për kufizimin e lëvizjes, e cila fillonte në orën 14:00 dhe zgjaste deri në 05:00 të nesërmen. Qytetarët janë përgjegjës, të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm. Përfundimi i përgjithshëm është se ata i respektojnë masat për lëvizje të kufizuar”, shkroi Çulev në FB.

Ai informoi se në territorin e vendit, sipas të dhënave të regjistruara, 63 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 11 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Në karantinë shtetërore janë zbatuar 34 persona. mb/

Të fundit