25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çulev: Në kufijtë 99 për qind janë transportues, udhëtarë tashmë nuk ka

Në kufijtë për hyrje dhe dalje nga vendi udhëtarë më nuk ka, e gjithë lëvizja është përkufizuar dhe rregulluar, tha ministri i Punëve të Brendshme në emisionin “Top tema” në TV Telma.

Ai shtoi se pas marrjes së vendimit të Qeverisë për dalje vetëm me nënshkrim të deklaratës se në 90 ditët e ardhshme nuk do të kthehen dhe përkufizimi i lëvizjes për dalje, si dhe mbyllja e aeroporteve, numri i udhëtarëve të regjistruar në hyrje dhe dalje është reduktuar vetëm në konvojë humanitarë që i organizon shteti.

“Nga ora 07.00 më 23 mars e deri në 07.00 më 24 mars numri i përgjithshëm i udhëtarëve të cilët kanë hyrë dhe dalë nga vendi janë 3032, prej të cilëve në hyrje janë 1554 dhe dalje 1478. Janë vetëm gjashtë raste të cilët kanë dalë nga shteti kanë nënshkruar deklaratë se nuk do të kthehen 90 ditë në vend. Në nëntëdhjetë e nëntë për qind të rasteve bëhet fjalë për shoferë të kamionëve, shtetas të Maqedonisë së Veriut apo të huaj”, tha Çulevi.ar/

Të fundit