25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Çulev: Për momentin kanë mbetur rreth 4.900 formularë për pasaporta, dërgesa e re nga Veridos do të bëhet më 24 mars

(MIA) – Rreth 4.900 formularë për pasaporta kanë mbetur për momentin, ndërsa 14.900 qytetarë presin t’u jepen pasaportat. Dërgesa e re e formularëve për dokumente rrugore nga operatori ekonomik Veridos duhet të arrijë më 24 mars, ndërsa siç informon sot ministri teknik i punëve të brendshme Naqe Çulev bëhen përpjekje mbinjerëzore për përshpejtim të procesit dhe ekziston mundësi që ato eventualisht të arrijnë dhjetë ditë para këtij termini.

Çulev sot pas vizitës në Sektorin për punë të brendshme Shkup, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se problemi me letërnjoftimet dhe patent shoferët është tejkaluar, mbetet për t’u zgjidhur vetëm problemi me pasaportat.

Ai tha se problemin me dhënien e dokumenteve personale e ka trashëguar nga pararendësi i tij, kryeministri i tanishëm teknik Oliver Spasovski.

“Unë dhe ekipi im jemi në komunikim të përhershëm me operatorin ekonomik Veridos nga Gjermania. Arritëm ta tejkalojmë kaosin që e krijoi i sh ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa tani kryeministër teknik Oliver Spasovski, me qëllim që të shkaktojë ankth te qytetarët dhe të shkaktojë anulime në zgjedhjet parlamentare, shtoi ai dhe tha se mbetet të tejkalohet problemi me dokumentet rrugore, të cilat sipas tij nuk janë porositur në kohë nga udhëheqësia paraprake.

Ai tha se sot do ta informojë edhe Qeverinë për problemin me dokumentet rrugore. sa/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/499367777440100/

Të fundit