13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Danilovski: Vendi përballet mirë me krizën e koronavirusit

Epidemiologu dhe mjeku Dragan Danilovski vlerëson se vendi është përballur mirë me përhapjen e koronavirusit dhe se këtë nuk mund ta bënte me masa më të buta. Mbetet, thotë ai, të shpresojmë se virusi siç u paraqit për tre muaj do të zhduket, siç thonë ekspertë të caktuar, por gjithsesi duhet të jemi të gatshëm të veprojmë dhe si të sillemi në rast se ai mbetet më gjatë mes nesh.

“Dëshiroj që të mos kemi nevojë për imunitet kolektiv, por ai thjesht të zhduket, megjithatë nuk mund të vë bast për këtë”, tha Danilovski në emisionin “Vetëm e vërteta”, duke shtuar se për imunitet popullatës do t’i duhet një deri në dy vjet. Një forcë tjetër, tha ai, është të gjendet ilaçi ose vaksinë, për të cilën mundësitë janë shumë të vogla të ndodh së shpejti.

Vendi thotë nuk ka mundur të përballet me virusin me masa më të buta, siç e ka bërë këtë Suedia, sepse ai vend ka resurse më të mëdha shëndetësore, por edhe disiplinë të popullsisë.

Epidemiologu Daniloski shpreson se rritja e sotme e numrit të infektuarve të ri nuk është rezultatet i lehtësimit të tepruar në disa pjesë të vend gjatë periudhës së fundit. Vlerëson se ora policore, varësisht nga numrat, do të relaksohet e pastaj të hiqet. sn/

Të fundit