19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

DAP-i shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind

Drejtoria për ardhura publike (DAP) shënon ulje të pagesës së tatimeve prej 6,7 për qind. Ulje ka pothuajse tek të gjitha tatimet, përveç tek tatimi i të ardhurave personale, tek i cili ka pagesë më të lartë se 1,8 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2019.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sot në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, informoi se të ardhurat e përgjithshme tatimore në qershor ishin 5.240.928.514 denarë.

Ulje prej 17,3 për qind ka tek tatimi i fitimit, që, sipas Llukarevskës, ndoshta i referohet pagesës së parakohshme të këtij tatimi nga ana e obliguesve të caktuar tatimorë.

“Ulja del nga pagesa më e ulët e akontacioneve mujore të tatimit të fitimit që mund të jetë rezultat i pagesave të parakohshme të bilanceve tatimore mujore tek një numër i caktuar i obliguesve tatimorë”, tha Llukarevska.

Ulje të caktuar ka edhe tek tatimi i vlerës së shtuar, përkatësisht neto të ardhurat janë pakësuar për 7,5 për qind, ndërsa bruto të ardhurat për 1,7 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. ab/

Të fundit