DAP: Mbështetje prej mbi 10 milion euro kanë marrë 7.710 kompani - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

DAP: Mbështetje prej mbi 10 milion euro kanë marrë 7.710 kompani

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se kërkesat për ndihmë financiare të 7.710 ndërmarrjeve në vlerë prej 659,324,245 denarë ose 10.7 milion EUR janë përpunuar dhe aprovuar.

“Që nga sot, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka aprovuar dhe përpunuar gjithsej 17.813 kërkesa për ndihmë financiare ndërmarrjeve për pagimin e pagave për muajin prill 2020 për 110.325 punonjës, dhe shuma totale e ndihmës financiare është 1.545.193.018 denarë”, thuhet në deklaratën e DAP.

Nga Drejtoria shtojnë se vazhdon të përpunojë më tej kërkesat kompanive të tjera që kishin mangësi teknike në llogaritjen MPIN./Telegrafi/

Related posts

“Trajektoria”, vazhdon pa u penguar nga statusi i PSP-së

Televizioni Koha

Kryeministri britanik: Mos i vizitoni nënat, qëndroni në shtëpi

Televizioni Koha

Menduh Thaçi: Këto janë tre kushtet e Pdsh-së për të hyrë në qeveri

Televizioni Koha

Leave a Comment