25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

DASH: Maqedonia dhe Bullgaria të vazhdojnë negociatat, BE të vendos për zgjerimin

Shtetet e Bashkuara besojnë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet ta zgjidhin mosmarrëveshjen në baza dypalëshe përmes negociatave dhe dialogut, dhe megjithëse çështja e zgjerimit të BE-së varet nga vetë BE-ja, ndërsa Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diskutimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është realisht diçka që vendet duhet ta zgjidhin në baza dypalëshe përmes negociatave me vullnet të mirë dhe dialog, gjë që besoj se po e bëjnë. Por sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, është çështje që duhet të vendosë edhe Bashkimi Evropian. Nga perspektiva jonë, shpresojmë që çdo vend në Ballkanin Perëndimor, të gjashtë, përfundimisht do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së “SDK” nëse Bullgaria me veton e saj të palëkundur ndaj eurointegrimeve të Maqedonisë e rrezikon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në brifingun për sanksionet e reja të SHBA-së në rajon.

Lidhur me futjen në listën e zezë të shtatë personave nga Ballkani Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë ish-zyrtarët Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, një zyrtar i lartë i Financave të SHBA tha se veprimet e tyre jo vetëm që kontribuan në rritjen e korrupsionit, por edhe se ato rrezikuan stabilitetin e rajonit.

“Pothuajse i gjithë aktiviteti politik destabilizues që shohim në rajon është disi i lidhur me korrupsionin”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “politika e SHBA mbështet të gjitha përpjekjet për ta afruar Ballkanin Perëndimor më afër dhe më afër Evropës, kjo vlen për të gjithë ata dhe përfshin mbrojtjen kundër korrupsionit dhe veprimtarisë kriminale”.

Të fundit