28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Debat për përmirësimin e raportit mjek-pacient

Oda e Mjekëve kritikon masat e fundit të ministrit të Shëndetësisë për vendosjen e forcave policore nëpër Spitalet më kritike të vendit, me qëllim parandalimin e incidenteve. Në takimin e sotëm të Odave të mjekëve dhe shoqatave të shumta të pacientëve, janë shqyrtuar mundësitë për zgjidhjen e kësaj çështje. Megjithatë, Odat e mjekëve konsiderojnë se ky problem duhet të zgjidhet përmes masave sistemore, dhe jo atyre populiste.

Unë si mjek nuk do kisha dashur që pacientin tim ta ruaj policia. Asgjë në këtë çështje nuk është mirë. Unë do doja që pacienti im të ketë besim tek unë, të jem komod dhe mos të kem frikë nga pacienti im. Këtë duam ta arrijmë. Ky është një fillim i bashkëpunimit tonë me pacientët. Për mua mënyra më e mirë për tejkalimin e këtij problemi është që ne si mjek të punojmë me veten tonë së bashku me pacientët, ta rrisim besimin që ta përmirësojmë dhe ne pjesën tonë dhe pacientët ta kuptojnë se dhuna nuk është zgjidhje për asnjëfarë lloj pakënaqësie”-tha Kalina Stardelova, kryetare e Odës së Mjekëve të Maqedonisë.

Kemi numër tejet të lartë të pacientëve, e gjithë Maqedoni iu drejtohet këtyre Qendrave nuk mundemi që secili prej nesh të shëtitet me forca policore prapa nesh. Thjeshtë patjetër të na lënë ta kryejmë punën tonë. Nëse ne tashmë jemi profesionistë, i posedojmë ata diploma, neve institucionet na kanë autorizuar për ta kryer atë punë, nuk mundet që familjarët e pacientëve të na tregojnë se ne nuk dimë të punojmë. Ekzistojnë institucione ku mund të ankohen, por në asnjë mënyrë përmes rrugëve të dhunshme”-theksoi Violeta Kosevska, Oda e punonjësve shëndetësor më shkollim profesional.

Shoqatat e pacientëve fajin nuk e shohin vetëm tek qytetarët. Ata thonë se shpeshherë dhuna vjen si rezultat i mos përfilljes institucionale të ankesave të tyre, mos funksionimit të mirëfilltë të spitaleve, pritjeve të gjata, mungesës së terapive etj.

Shpeshherë pacientët ankohen deri te shoqatat, ankohen në ministrinë e Shëndetësisë, rrallë dikush ankohet edhe në Komisionin për të drejtat e pacientëve, edhe deri te Inspektorati shëndetësor, problemi është se shumë rrallë marrin përgjigje të cilat do ju thonë atyre “PO” verifikuam punën e atij mjeku, verifikuam se çfarë ndodh atje me shërbimet mjekësore dhe ja zgjidhjen. Çdo herë zgjidhjet zvarriten, po ashtu edhe veprimet. Nëse e përmirësojmë sistemin shëndetësor, po ashtu dhe komunikimin në mes pacientëve dhe mjekëve atëherë do përmirësohet besimi i pacientëve për mjekët poashtu dhe për sistemin shëndetësor”-tha Vesna Aleksvoska, Shoqata e pacientëve me sëmundje të rralla “ Jetë me sfida”

Ditë më parë në Qendrën Klinike në Shkup si dhe përpara shumë Spitaleve të vendit mjekët protestuan kundër dhunës që po ushtrohet ndaj tyre, duke u kërcënuar se në momentin që ata do të sulmohen, do të ndërpresin punën.

Vjollca Aliti

Të fundit