19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Debati për Ligjin për PP-në sot në seancë, Xhaferi thirri takim liderësh për konfirmim të zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje në seancën për Ligjin për Prokurorinë Publike propozoi për sot mbajtjen e takimit të liderëve në të cilin, siç tha, do të konfirmohet dëshira e të gjitha partive për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill. Ai paraprakisht e anuloi seancën sepse ishin paraqitur më shumë se 30 folës dhe për shkak të asaj se deputetët gjatë gjithë ditës ishin ankuar se ishin të lodhur nga pritja.

Xhaferi mbrëmë në orën 22 e filloi seancën në të cilën duhet të debatohet për propozim-ligjet për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe pas një kohe të shkurtër e ndërpreu seancën dhe e caktoi për sot në orën 11.

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 135-të duhet  të debatojë për ligjet, të cilat tashmë kaluan në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në Komisionin amë Ligjvënës-Juridik.

Shumicë prej dy të tretave nevojitet për Ligjin për PP-në, i cili nuk është kusht zyrtar për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, por megjithatë nga përfaqësuesit e lartë evropianë përmendet si sinjal pozitiv i cili do të mund të lëvizë procesin.

Spikeri i Kuvendit deputetët të cilët dje i dërgonin porosi në Fejsbuk i porositi se nuk ka profil në rrjetin social dhe se nëse përmes porosive të tilla bëjnë thirrje se ka pasur mundësi që të krijohet shumicë e re parlamentare, të mbajnë takim liderësh.

“Derisa pranoj porosi se ka mundësi të krijohet shumicë tjetër se do të jetë më e suksesshme, publikisht i ftoj liderët partiak nëse seriozisht mendojnë se kanë nevojë të krijojnë shumicë tjetër, publikisht do të organizojë përmes ftesës sime gjatë ditës së nesërme të kemi takim liderësh konform Marrëveshjes së Përzhinës, konform marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme të 12 prillit dhe të konfirmojmë se ekziston dëshirë të mbahen zgjedhjet më 12 prill”,  tha Xhaferi.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së. Lupço Nikollovski dje deklaroi se ka mundësi për formimin e shumicës së re parlamentare dhe zgjedhjeve të rregullta.

“Nëse në Kuvend vazhdohet me taktizime dhe nëse në çfarëdo mënyre pamundësohet votimi i ligjeve të rëndësishme, në veçanti Ligji për Prokurorinë publike, Kodi zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahit …, në atë rast ekziston mundësia reale ne të bëjmë një shumicë të re parlamentare dhe më pas një qeveri të re stabile e cila do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare”, deklaroi Lupço Nikollovski gjatë një emisioni në televizionin “21”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski mbrëmë në një emision në televizionin “Alfa” tha se është i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa nëse Kuvendi nuk shpërndahet deri të dielën, sipas tij do të ketë krizë serioze politike.

Në përgjigjen e pyetjes se pas kërkesës për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi a do të ketë mundësi që të ketë kthesë dhe të vihet në pikëpyetje mbajtja e zgjedhjeve, Mickoski tha se në Kuvend është bërë tregti që të sigurohet shumicë prej dy të tretave për propozim-ligjin për prokurorinë publike.

MEDIAL.mk

Të fundit