Debreshi bëhet me stadium bashkëkohor për futboll të vogël – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Debreshi bëhet me stadium bashkëkohor për futboll të vogël

Një nga kërkesat kryesore të banorëve të fshatit Debresh, njëhertit dhe premtim I kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, këtyre ditëve u realizua në tërësi. Debreshi u bë me stadium për futboll të vogël i cili plotëson të gjitha standardet bashkëkohore.

“Ishte kjo një ndër kërkesat dhe nevojat kryesore të Debreshit. Ne si Komunë përpiqemi të investojmë sa më shumë për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe të rinjtë tanë, që sadopak të ndikojmë në reduktimin e migrimit të rinisë dhe të pengojmë dukuritë devijante te kjo grupmoshë. Stadiumi që sapondërtuam në Debresh plotëson të gjitha standardet bashkëkohore dhe uroj që rinia e këtij vendbanimi ta shfrytëzojë sa mël shumë dhe sa më gjatë”, thotë kryetari Arben Taravari.

Për asfaltimin dhe shtrimin me bare artificial me granula ekologjike, ulëseve dhe bankave, Komuna e Gostivarit ka pagur rreth 50 mijë euro, ndërsa krahas kësaj janë realizuar edhe punë shtesë për çka është angazhuar edhe Bashkësia lokale e fshatit.

Related posts

Kasami realizoi takim me ambasadorin hungarez, Laszlo Istvan

Televizioni Koha

Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, nuk sjellë asnjë efekt

Televizioni Koha

Infermiereve shqiptare në shenjë falënderimi nga BFI iu dhuruan kurbanë

Televizioni Koha

Leave a Comment