29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deklaratë e Këshillit të Presidencës të Parlamentit Evropian me rastin e 70-vjetorit të themelimit të BE-së

Deklaratë e kryetarit të parlamentit të Bashkimit Evropian, David Sasoli dhe liderëve të grupeve parlamentare për përvjetorin e Deklaratës “Shuman”.

“Shënimi i 70-vjetorit të deklaratës Shuman vjen në kohë kur Evropa po përballet me sfidën e saj më të madhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore: krizë shëndetësore, ekonomike dhe sociale e shkaktuar nga përhapja e Kovid-19.

Deklarata Shuman, që i vendos themelet e Bashkimit tonë Evropian, shënon fillimin e projektit të veçantë dhe autentik politik që të garantohet paqe dhe prosperitet që të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve evropianë.

Që para 70 viteve, Deklarata e Shuman e përmbante idenë se “bashkimi i Evropës nuk do të bëhet menjëherë ose sipas ndonjë plani të veçantë. Do të ndërtohet në arritjet konkrete të cilat krijojnë ndjesinë e solidaritetit. Kjo qasje hap pas hapi solli krijimin e Bashkimit Evropian të cilin e njohim sot.

Që nga fillimi, projekti evropian parashihte ndërtimin e bashkësisë politike dhe ekonomike të bazuar në vlera të cilat dalin nga historia jonë e përbashkët evropiane, siç janë solidariteti, transparenca, liria, toleranca, barazia e dallimeve dhe respektimi i sundimit të së drejtës.

Sipas Zhan Mone, autor i Deklaratës Shuman, njerëzit nuk ndryshojnë nëse për këtë nuk ka nevojë dhe nevojën e shohin vetëm në kohë krize. Secila krizë është mundësi që të bëhet hap para. Kriza që po vijon, gjithashtu, e rriti nevojën që të fillojë me punë për bashkim Evropian më efikas, më demokratik i afërt për qytetarët.

Në 70 vitet e kaluara, bota në mënyrë dramatike ndryshoi dhe Bashkimi Evropian u bë më i rëndësishëm se sa kurdoherë. Përgjegjësia jonë në kontekst të paraqitjes së rendit të ri gjeopolitik dhe në kontekst të rasteve urgjente në mjedisin jetësor dhe ta pranojmë transformimin e BE-së në fuqi globale për shkak të paqes dhe stabilitetit, sundimin e së drejtës, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit multilateral.

Kriza që po vijon tregoi, me çmim shumë të lartë, se projekti evropian nuk është i plotë dhe se mungesa e solidaritetit ose mosndërmarrjes së aksioneve gjatë shkeljes së të drejtave themelore dhe sundimin e së drejtës nuk janë vetëm tema për debat teorik.

Ne qëndrojmë në supet e gjigantëve dhe për këtë arsye aftësia e institucioneve evropiane dhe të gjitha vendeve anëtare për t’iu përgjigjur sfidave të tanishme shëndetësore, sociale, ekonomike, mjedisore dhe institucionale dhe të sigurisë duhet të paktën të jenë në përpjesëtim me ambiciet politike të përfshira në Deklaratën Shuman. Ne duhet të forcojmë dhe thellojmë legjitimitetin demokratik të Bashkimit Evropian dhe të sigurojmë që politikat dhe udhëheqja e tij të përcaktojnë qytetarët e Evropës në demokracinë parlamentare evropiane të plotë.

Besojme se është koha për debat ambicioz për të ardhmen e Evropës me qytetarët e BE-së dhe me të gjitha palët e prekura, me qëllim që të formohet Unioni në të cilin dëshirojmë të jetojmë bashkë dhe të merremi vesh mes qytetarëve evropianë për themelet politike të cilat dëshirojmë t’i ndërtojmë për rekonstruim. Solidariteti u bë kusht kyç për arritjet e tona të ardhme të përbashkëta.

Në këtë kontekst, ne vazhdojmë të besojmë se projekti i planifikuar panevropian, Konferenca për Ardhmërinë e Evropës, është forumi i duhur për realizimin e asaj ambicie. Konferenca duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të çojë në formulimin e propozimeve të qarta, duke përfshirë përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe kuptimplotë me qytetarët, në mënyrë që të zbatojë një reformë të plotë të Bashkimit Evropian, duke mundësuar, mbi të gjitha, të marrë vendime në interes të përbashkët evropian. dhe për ta bërë BE-në më efikase, të bashkuar, demokratike, sovrane dhe të qëndrueshme.

Ne riafirmojmë qëndrimin e Parlamentit dhe respektojmë qëndrimin e Komisionit që procedura në lidhje me konferencën, konceptin e saj, strukturën, kohën dhe qëllimin duhet të bien dakord bashkërisht nga të tre institucionet.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje Këshillit që të paraqesë një pozicion ambicioz në Konferencë. Përveç gëzimit dhe mirënjohjes që kemi jetuar së bashku dhe në paqe për 75 vjet, nuk duhet të harrojmë se solidariteti nuk përfundon në kufijtë tanë. Pandemia e tanishme na kujton rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh në adresimin e përbashkët të sfidave të përbashkëta. Në vend që të kthehet në egoizëm kombëtar, rruga përpara duhet të çojë në një Bashkim Evropian më të integruar, duke punuar ngushtë me partnerë ndërkombëtarë në frymën e drejtësisë dhe mirëkuptimit, theksohet në deklaratën e PE-së . fc/

Të fundit