25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Del nga shinat treni i shpejtë i linjës Strasburg-Paris, lëndohen 10 persona

Treni TGV që e lidhë Strasburgun me Parisin doli nga binarët sot në mëngjes në orën 7:30, në afërsi të Ingenhajmit në Rajnën e Poshtme, dhjetë persona janë lënduar, mes të cilëve edhe makinisti.

Treni nuk doli tërësisht nga binarët, por vetëm katër vagonët e parë. Sipas xhandarmërisë, 10 persona janë lënduar, përfshirë edhe makinistin, i cili është me lëndime serioze.

SNCF – hekurudha shtetërore, u kumtoi udhëtarëve se fatkeqësia i referohet rrëzimit të argjinaturës në të cilën u ndesh treni. Kompania konfirmon për Fransinfo se sipas elementeve të para, vagoni i përparmë i TGV u godit në diçka. “Kjo është ngjarje e rrallë”, thonë nga kompania.

SNCF garanton se nuk ka ndërprerje të komunikacionit të TGV, vetëm disa shtyrje. Në të vërtetë, trenat rikahëzohen drejt linjës klasike.

Treni TGV lëvizë në binarët e ndërtuar special me shpejtësi mesatare prej rreth 300 kilometra në orë.

Të fundit