19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Delegacioni i Forcave të Armatosura të Italisë për vizitë zyrtare në Maqedoni

Delegacioni i Forcave të Armatosura (FM) të Republikës së Italisë, e udhëhequr nga komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të FM-së, Enco Viciareli ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Gjeneral Viciareli sot në Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë takim me gjeneralin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.Temat kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak, transformimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesmarrja në misionet ndërkombëtare.Pas këtyre aktiviteteve, gjenerali Viciareli do të realizojë takim edhe me kryetarin e vendit, Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Të fundit