29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dëmshpërblimi për Qendrën Klinike 8 milionë euro, Sali: Presim takim me kompaninë italiane

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se kompani italiane e kontraktuar për ndërtimin e Qendrës Klinike kërkon dëmshpërblim prej milion eurove, por pa shpjegim se për çfarë. Sali tha se kërkesa e tyre po shqyrtohet nga fillimi, ndërsa hodhi poshtë zërat se kompania kërkon 20 milion euro.

“Kemi një dokument i cili është kërkesë prej 8 milion eurosh për të cilin po ashtu nuk kemi përgjigje për takim nga kompania e njëjte e cila e fitoi tenderin dhe u anulua. Kompania duhet të vijë dhe të tregojë/dëshmojë se për çfarë i kërkojnë ata para. Ende nuk kemi një përgjigje nga firma italiane deri te ne në ministri në lidhje me prishjen e marrëveshjes për Qendrën Klinike. Nuk kemi komunikim zyrtar midis njësisë së projekteve dhe firmës italiane e cila herën e fundit na kontaktoi përmes zyrës së avokaturës në Itali. Ne jemi në pritje të ndonjë epilogu nga ai komunikim dhe nuk mund të përgjigjemi për kësi rritjesh të kërkesave të cilat nuk kanë bazë. Këta 19,5 milionë është spekulim”, deklaroi – Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Marrëveshja për ndërtimin e Qendrës së re Klinike u firmos në maj të vitit 2017, ndërsa e njëjta u anulua një vit më vonë. Ndërtimi I një Qendre të re Klinike mbetet ndër prioritetet e shtetit megjithëse realizimi I saj duket të jetë shumë larg. /Alsat.mk

Të fundit