29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dënime për 40 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse në Tetovë

Policia e Tetovës vazhdon me lëshimin e më shumë se dhjetëra urdhërpagesave kundërvajtësve për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse në pajtim me dekretin qeveritar për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Gjatë 24 orëve të fundit sipas statistikës së Sektorit të Punëve të Brendshme – Tetovë për periudhën 28 dhe 29 maj për mbosjmbajtjen e maskave mbrojtëse të 40 personave fizik u janë lëshuar urdhërpagesa kundërvajtësve, në pajtim me nenin 6 nga dekreti përkatës qeveritar”, kumtoi Marijan Josifovski, zëdhënësi i policisë së Tetovës.

SPB – Tetovë ka dhënë 18 vendime të reja për izolim nga Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor, ndërsa gjithsej janë kontrolluar 206 persona. Deklarata për vetëizolim kanë nënshkruar edhe pesë persona, ndërsa kontroll është kryer te 20 njerëz. as/sn/

Të fundit