Botë Lajmi i Ditës

Dënohet me një vit burg, protestuesja që hoqi mbulesën në publik

Një grua iraniane, që frymëzoi protestat anti-hixhab duke hequr në publik shaminë, është dënuar me një vit burg, por lideri suprem e ka falur, thanë avokatët e saj.

Avokati Payam Derefshan tha sot se një gjykatë e ka dënuar Vida Movahed në muajin mars, pasi e gjeti fajtore për inkurajimin “e korrupsionit”. Movahed ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar.

Derefshan tha se Movahed është në listën për falje nga lideri suprem i vendit, por se procedurat për falje, sipas tij, ende nuk kanë përfunduar.

Lidhur me këtë rast, autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar.

Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei zakonisht lëshon dekretet për faljen e të burgosurve.

Movahed, 32-vjeçare, më 2017 ishte arrestuar për një kohë të shkurtër, për shkak se kishte hequr në publik shaminë e kokës. Nën akuza të njëjta, po atë vit, autoritetet kishin arrestuar edhe 29 gra të tjera.

Related posts

Në të njëjtën kohë qytetarët protestojnë në Drenas, dhe deputetët diskutojnë në Kuvend, për rastin e 16 vjeçares

admin-tvkoha

Strugë, helmohen 10 persona në një dasmë

Televizioni Koha

Mbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota publikon këngën e saj të parë

Televizioni Koha

Leave a Comment