26/05/2022
20.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deputeti Jahoski pranohet në Klinikën Infektive me simptoma të Covid-19, e pasigurt puna në Kuvend me prani fizike

Deputeti i BDI-së Ismail Jahoski mbrëmë u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive me simptomat të Covid-19.

 

Kryeparlamenatri Talat Xhaferi menjëherë ka thirr Zharko Karaxhovskin, Kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, për të përcaktuar se çfarë do të bëhet më tej, shkruan sakamdakazham.mk

 

E pasigurt nëse Kuvendi do të punojë me praninë fizike të deputetëve. Gjithçka do të varet nga sondazhi epidemiologjik që fillon menjëherë.

 

Jahoski dje nuk ishte i pranishëm në Kuvend. Pas sondazhit, do të përcaktohet nëse individët apo të gjithë deputetët do të shkojnë në izolim.

Grupi parlamentar i LSDM-së dy herë u kërkoi deputetëve të punojnë në distancë, pa prani fizike, me të cilën opozitarja VMRO-DPMNE nuk ishte dakord.

Më herët, deputeti Arban Ziberi kishte simptoma të Covid-19, i cili për formimin e Qeverisë votoi nga një dhomë e veçantë.

Të fundit