29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deralla: Kodi zgjedhor është si djath zvicre, zgjedhjet duhet të mbahen në dhjetor ose janar

Njeriu i pari i Organizatës joqeveritare CIVIL, Xhabir Deralla, në press konferencën e sotme deklaroi se Maqedonisë së Veriut nuk i nevojiten zgjedhje në prill vitin e ardhshëm përshkak se siç tha, ato negativisht do të ndikojnë mbi disa çështje në shoqëri, njofton Zhurnal.

Deralla tha që madje edhe kodi zgjedhor nuk është ashtu si duhet dhe e krahasoi me djath zvicre. Deralla konsideron se nevojitet një Qeveri të Përzhinos dhe urgjentisht të flitet për një model tjetër të sigurimit të besimit në proceset zgjedhore.

“Ne konsiderojmë se një ngjarje e tillë nuk na nevojitet. Zgjedhje të parakohshme parlamentare në këtë moment do të sjellin ngecje serioze, madje edhe stopimin e disa proceseve të rëndësishme. Ekonomia do të ndalet, do të përjetojë rënie serioz. Do të kemi problem me zhvillimin e institucioneve të cilat meren me drejtësi sociale. Kërkojmë partitë politike të rivlerësojnë vendimin. Nëse patjetër duhet të ketë zgjedhje, ato duhet të mbahen në dhjetor apo janar. Kodi zgjedhor është si djath zvicrre dhe duhet të respektohen propozimet e organizatave joqeveritare. Konsiderojmë se duhet të ketë Qeveri të Przhinos dhe urgjentisht duhet të flitet për një model krejtësisht të ndryshim për sigurimin e besimit në proceset zgjedhore”, theksoi Deralla në press konferencën e sotme./Zhurnal.mk

Të fundit