20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deri në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarët që duan të kthehen në vend

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të organizojnë fluturime humanitare dhe karvane që të munden rreth 2.300 qytetarë të bllokuar në zona ndërkufitare ose në aeroporte ose që kanë nevojë për ndihmë për të arritur në shtëpi.

Të interesuarit duhet deri në ora 18:00 të paraqiten në përfaqësinë konsullore më të afërt. Të gjithë që do të arrijnë në këtë mënyrë në vend do t’i nënshtrohet një karantine të detyrueshme shtetërore për 15 ditë.

“Dua të dërgoj mesazh kyç se deri nesër në ora 18:00 për të gjithë ata që nuk janë paraqitur për t’u regjistruar sepse ky nuk do të jetë proces i vazhdueshëm. Bëhet fjalë për shpenzime të mëdha, organizim i madh, shteti nuk do të jetë në gjendje të organizojë karvane të këtilla humanitare në baza të rregullta. Ne duhet të ndihmojmë tani. Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit”, tha dje ministri i Jashtëm Nikolla Dimirov.

Qytetarët mund të paraqiten me e-mail adresat dhe telefonat e PDK-ve të RMV në vendet ku ato ndodhen ose në vendet më të afërta me vendin fqinj ose rajonin.

Sipas Dimitrovit duhet të kemi evidencë precize dhe të dhëna të sakta për të organizuar menjëherë këto karvane humanitare.

Qeveria, sqaroi Dimitrov, ka vendosur që të gjithë qytetarët që vijnë në grupe më të mëdha me fluturime humanitare, t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme shtetërore për minimumi 15 ditë ndërsa në të njëjtën kohë krahas interesit të shtetit të kthehen në shtëpi dhe të mbrojnë shëndetin e popullatës që tashmë është në atdhe. Është ngritur një organ që do të organizojë karantinë të detyrueshme shtetërore dhe dhe do ta rrisë kapacitetin e karantinës së detyrueshme shtetërore.

Paralajmëroi se në ditët në vijim do të organizohen karvane humanitare nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut. Atje ka rreth 70 shtetas maqedonas dhe, siç tha, nëse vijnë do të jenë në karantinë të detyrueshme. Shpenzimet do të përballohen nga shteti.

Ministri Dimitrov tha se gjithashtu kontaktohen edhe të gjitha vendet e zonës së Shengenit nëse ndonjë qytetar për shkak të situatës aktuale me koronavirusin, do ta tejkalojë afatin për qëndrimin maksimal 90-ditor, të mos bartin pasoja juridike. mb/

Të fundit