25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deri nesër është afati për subvencione deri në 20.000 euro për fermerë të rinj

Deri nesër është afati për dorëzimin e aplikacioneve për marrjen e mbështetjes financiare dedikuar për fermerët e rinj. Të gjithë fermerët e rinj që do të konkurrojnë dhe do t’i plotësojnë kushtet e përshkruara, do të marrin ndihmë të pakthyeshme financiare deri në 20.000 euro.

“Kjo mbështetje financiare është rritur prej 10.000 deri në 20.000 euro. Mbështetjen e pakthyeshme financiare, të rinjtë do të mund ta shfrytëzojnë për rritjen e qëndrueshmërisë së veprimtarisë bujqësore në ekonomitë e tyre familjare bujqësore”, thonë nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Kusht për përdorimin e ndihmës financiare është që përfituesit të regjistrohen në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, që mbajtësi i ekonomisë bujqësore të mos jetë më i vjetër se 40 vjeç në datën e aplikimit për mbështetje, dhe që ajo ekonomi bujqësore të mos ketë përdorur ndihmë nga masa 112 për Fermerët e Rinj.

Ky kriter lejon secilin që nuk ka marrë ndihmë financiare nën këtë masë pas thirrjes së mëparshme të jetë në gjendje të aplikojë tani.

“Aplikantët për këtë mbështetje duhet të krijojnë një kërkesë elektronike me informacionin për vendndodhjen e investimit dhe në mënyrë elektronike të paraqesin ofertën, planin e biznesit për propozimin e investimit dhe në fund të njëjtat t’i dërgojnë me postë ose t’i sjellin personalisht në Agjencisë. Aplikimet dhe i gjithë dokumentacionin mund të gjenden në faqen e internetit të Agjencisë. Një aplikant mund të paraqesë vetëm një kërkesë për një masë ose më së shumti dy kërkesa për masa të ndryshme duke marrë parasysh masat e tjera të Programit të Mbështetjes Financiare të Zhvillimit Rural 2020 “, tha Babovski.

Mbështetja financiare deri në 20,000 euro ka për qëllim të rinjtë, personat e papunë që dëshirojnë të investojnë në ndërtimin, përmirësimin dhe pajisjen e objekteve të përpunimit nga të gjitha degët e bujqësisë. Mia.fb/

Të fundit