19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Derisa policët ndalojnë për të blerë sanduiç, i burgosuri u ikë nga furgoni

Një i burgosur 37 vjeçar në burgun e Idrizovës, ka arritur t’u ikë policëve të cilët e kanë kthyer atë nga spitali ku ka qenë në kontrolle shëndetësore, përcjellë Zhurnal.

Bëhet fjalë për të burgosurin Fidan Iseini i cili ka qenë i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për disa vepra penale.

Sot ai derisa është transportuar nga spitali në burgun e Idrizovës, ka arritur t’u ikë policëve. Ai ka shfrytëzuar pakujdesinë e tyre të cilët ishin ndaluar të blejnë sanduiçë.

“I burgosuri ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve të cilët kanë ndryshuar relacionin e lëvizjes, gjegjësisht, në vend se të shkojnë drejt burgut të “Idrizovës”, kanë ndaluar në rrugë për të blerë sanduiçë”, thotë drejtori Bobi Mojsovski.

Iseini nga 7 vite e 7 muaj dënim, deri tani ka vuajtur vetëm 1 vit e gjashtë muaj./Zhurnal.mk

Të fundit