Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Derkoski: KSHZ është e gatshme, vetëm duhet të caktohet data e zgjedhjeve - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Derkoski: KSHZ është e gatshme, vetëm duhet të caktohet data e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Oliver Deskoska u shpreh se KSHZ është e gatshme për zgjedhje, por së pari duhet të caktohet data e zgjedhjeve.

“KSHZ është e gatshme të vazhdojë me aktivitetet zgjedhore, por së pari duhet të caktohet se në cilën ditë duhet të mbahen zgjedhjet”, shprehet Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese ta anulojë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill dhe pret nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhafet që t’i shpallë për ndonjë termin tjetër.

Për përgatitje teknike, fushatë dhe përditësim të Listës Zgjedhore nevojiten 50 ditë./Telegrafi/

Related posts

Arabia Saudite do të dhurojë 500 milionë dollarë për luftë kundër koronavirusit

Televizioni Koha

MSH Maqedoni: Edhe nëpërmjet BE-së do të sigurohet ilaçi “Remdesivir”

Televizioni Koha

Mali Sharr, park kombëtar, Nuredini: Hap historik për mbrojtjen e Sharrit

Televizioni Koha

Leave a Comment