24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Derkoski për MIA-n: KSHZ ka bërë përpjekje maksimale të organizohen zgjedhje të sigurta dhe transparente

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski dy ditë para fillimit të votimit tre ditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik për MIA-n vlerëson se Komisioni ka bërë përpjekje maksimale të organizohen zgjedhje të sigurta dhe transparente.

Pret votimi edhe më 15 korrik të kalojë qetë dhe me dinjitet dhe se qytetarët tanë do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes dhe kulturës politike. U bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë dhe të jenë të sigurt se e kanë shëndetin e mbrojtur.

“Do të dëshiroja t’u bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë dhe të jenë të sigurt se në vendvotimet janë tërësisht të sigurt dhe do ta kenë shëndetin e mbrojtur sepse ne i dezinfektuam të gjitha vendvotimet, siguruam sasi të mjaftueshme të mjeteve mbrojtëse për të gjithë anëtarët e administratës zgjedhore por edhe për çdo qytetar i cili eventualisht nuk ka maskë mbrojtëse, dezinfektues, doreza dhe vendvotime me distancë mjaft të bollshme.

Në vazhdim ua transmetojmë intervistën me Derkoskin, i cili këto ditë ishte së bashku me të punësuarit e KSHZ-së të cilët e shpërndanë materialin zgjedhor të besueshëm te komisionet zgjedhore komunale në gjashtë njësi zgjedhore në vend.

A është tërësisht i gatshëm Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik?

Mund të konfirmoj se gjithçka që ishte në kompetencë të KSHZ-së u zbatua dhe janë bërë përpjekje maksimale për organizim të zgjedhjeve të sigurta dhe transparente.

A keni arritur t’i realizoni të gjitha aktivitetet përgatitëse të planifikuara, duke e marrë parasysh se për shembull është vonuar me formimin e këshillave zgjedhor të veçantë për shkak të kërkesave të përhershme për përjashtim të punonjësve shëndetësor?

Nuk është vonuar me formimin por kishte kërkesa për përjashtim sipas të cilave komisioni menjëherë ka reaguar dhe atë do ta bëjmë nëse lejojnë kushtet sepse kemi mirëkuptim për punonjësit shëndetësor.

Ç’farë ditë zgjedhore prisni, duke e marrë parasysh se këtë herë votohet më 13, 14 dhe 15 korrik kur votimi është nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21, përkatësisht i vazhduar për dy orë?

Shpresoj se edhe krahas kushteve specifike në të cilat organizohen këto zgjedhje, ditët zgjedhore do të kalojnë qetë dhe me dinjitet me çka qytetarët tanë do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe kulturës.

Si mund t’i marrim vesh rezultatet e para të votimit më 15 korrik, si dhe jehonën e votuesve?

Këtë vit me zbatimin e aplikacionit të ri, kryetarët dhe zëvendësit e këshillave zgjedhorë do të kenë obligim të dorëzojnë të dhëna për jehonën pas çdo dy ore dhe gjatë ditës, ndërsa pas mbylljes së vendvotimeve dhe pas konfirmimit të rezultateve me ndihmën e aplikacionit të njëjtë do të mundësohet transfer i shpejtë i rezultateve me çka KSHZ do të mund të dalë me rezultate parësore jozyrtare shumë shpejtë.

Cila është porosia juaj për qytetarët, për administratën zgjedhore, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje?

Do të dëshiroja t’u bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë dhe të jenë të sigurt se në vendvotime janë tërësisht të sigurt dhe të mbrojtur për shëndetin e tyre sepse ne i dezinfektuam të gjitha vendvotimet, siguruam sasi të mjaftueshme të mjeteve mbrojtëse për të gjtihë anëtarët e administratës zgjedhore por edhe për çdo qytetar i cili eventualisht nuk ka maskë mbrojtëse, mjete dezinfektuese të mjaftueshme, doreza dhe distancë e mjaftueshme e vendvotimeve.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

Të fundit