Maqedoni

Deskoska: Aleanca për Shqiptarët dhe Besa japin mbështetje që PSP-ja të jetë organ i veçantë në suaza të PPRM

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Besa në takimin e sotëm në Kuvend me kryeministrin Zoran Zaev dhe minsitren e Drejtësisë Renata Deskoska kanë shfaqur mbështetje për ekzistimin e PSP-së si organ i veçantë në suaza të Prokurorisë Publike e cila do të ketë kompetenca efikase.

“Në përgjithësi nga takimi i sotëm është mbështetje për PSP-në si organ i cili do të ketë kompetenca efikase dhe që do të jetë prokurori e veçantë dhe është pjesë e lëigjit të tanishëm. Në pjesën e mënyrës të përdorimit të incizimeve si mjete dëshmuse do të ketë konsultime shtesë”, tha Deskoska pas bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët dhe Besën të mbajtura në drejtim të sigurimit të shumicës prej dy të tretave për ligjin për prokurori.

Në pyetjen e gazetarëve ajo tha se i kanë shqyrtuar amendamentet që i ka parashtruar VMRO-DPMNE-ja opozitare, ndërsa targetojnë tre grupe të çështjeve: statusi i PSP-së, dëshmitë dhe procedurat gjyqësore të cilat për momentin i udhëheq PSP-ja dhe i treti janë pështje të ndryshme në suaza të ligjit.

“Të gjitha porositë të cilat i marrim na BE-ja tregojnë se PSP-ja duhet të jetë prokurori e veçantë në sistemin e prokurorisë publike, nuk do të thotë shkrirje e tyre, me porosi të cilat i dëgjojnë edhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së. Pres se edhe krahas amendamenteve q sot do t’i shqyrtojmë në takimet e pasdites, do t’i kenë parasysh edhe sugjerimet që sot ishin përsëritur edhe na ana e ambasadorit të BE-së, me qëllim të krijojmë zgjidhje e cila do të marrë vlerësim pozitiv nga Brukseli, dhe do të jetë kompatibile me rekomandimet evropiane. Miratimi i ligjit i cili do t’i kënaqë interesat e cilitdo qoftë nuk mund të pranohet”, tha ministrja Deskoska.

Ajo theksoi se lidhur me përdorimin e materialeve në ligjin është bërë dallimi i lëndëve të cilat janë inicuar në afat prej 18 muajve, ndërsa në periudhën tjetër audio-regjistrimet do të përpunohen dhe do të përdoren si dëshmi dhe do të shkohet në Gjykatë.

“Cilido propozim apo amendament që është paraqitur dhe e cili kërkon mbylljen e të gjitha lëndëve pas 18 maujtve të parë është diçka që nuk mund të pranohet”, tha Deskoska.

Ajo pret që në pajtim me sugjerimet e BE-së, ky ligj të miratohet në një afat më të shkurtër të mundshëm sepse mbyllet raporti i KE-së për vendin tonë.

Related posts

Ambasada bullgare reagon ndaj keqinterpretimit të deklaratës së Angelovit në lidhje me aksidentin në vendin “Sollunska Gllava”

Televizioni Koha

Taravari tregon arsyen e dështimit të koalicionit trepalësh

Televizioni Koha

Ministri Tevdovski: Do të miratohet Korniza e partneritetit me BB-në, RMV-ja do të sigurojë 420 milionë dollarë

Televizioni Koha

Leave a Comment