18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deskoska: Shumë qëndrime të ndryshme për modelin zgjedhor, vështirë deri në konsensus

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot theksoi se nuk është optimiste e madhe se do të gjindet gjuhë e përbashkët rreth modelit zgjedhor që do të ishte më i përshtatshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut duke pasur parasysh spektrin e gjerë të propozimeve të ndryshme të partive politike. Ndërsa Kodi Zgjedhor, shtoi nuk ndryshohet pa konsensus.

Në skenën politike ka mendim tërësisht të kundërt për atë se si duhet të jetë modeli zgjedhor, theksoi Deskoka para fillimit të konferencës përfundimtare të projektit “Mbrojtje juridike të të drejtave zgjedhore” në organizim të Institutit për Hulumtime Juridike dhe Ligjore.

“Kemi propozime që janë për një njësi zgjedhore, kemi propozime që flasin për uljen e numrit nga gjashtë njësi zgjedhore, por të mos jetë një – do të thotë, tre dhe të ngjashme. Tashmë dëgjoj në konsultimet që i bëjmë, ekspertë të caktuar propozojnë edhe tetë njësi zgjedhore. Por, gjithashtu dëgjojmë se ka parti politike që kërkojnë model zgjedhor të shumicës. Ashtu që, ky është një spektër i qëndrimeve plotësisht të kundërta dhe nëse nuk ka konsensus nuk do të ketë ndryshim të modelit zgjedhor”, tha ajo.

Ajo theksoi se duke i pasur parasysh qëndrimet e ndryshme, nuk është shumë optimiste se do të mund të gjejmë gjuhë të përbashkët.

“Partitë politike kyçe janë me qëndrime plotësisht të kundërta për atë çfarë modeli zgjedhor duhet të ketë. VMRO-DPMNE deri më tani është paraqitur me qëndrim se janë me model zgjedhor të shumicës, ndërsa te BDI-ja nuk shoh disponim për në njësi zgjedhore, ashtu që nuk mendoj se do të kemi mundësi të bëjmë ndryshime, sepse në të vërtetë model zgjedhor ka konsensus, nuk do të ishte e referueshme të ndryshohet në asnjë vend, ashtu që unë atë rrezuk nuk do ta merrja te ne”, shtoi ajo.

Ministrja përmendi se pas marrjes së raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit presidenciale në fillim të tetorit do të fillohet me implementimin e rekomandimeve. Qëllimi, shtoi ajo, është harmonizim i plotë i legjislacionit zgjedhor me standardet evropiane.

Përmendi se krahas implementimit të rekomandimeve të OSBE-së do të hapet debat edhe për çështje të tjera – nëse duhet të ketë ndryshime në përbërjen e KSHZ-së, nëse duhet të ketë ndryshim të modelit zgjedhor, nëse duhet të ketë fletëvotime të hapura.

Të fundit