29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetë çezma publike në fshatrat e Tetovës me ujë të parregullt për pije

Uji i pijshëm nga dhjetë çezma publike në zonat rurale në Tetovë nuk i plotëson rregullat përkatëse për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, sipas hulumtimit të fundit të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Prandaj, nuk rekomandohet të pihet ai ujë derisa të dezinfektohet.

“Sipas Rregullores për kërkesën për siguri dhe cilësi, uji i pijshëm nuk është i përshtatshëm në vendbanimet vijuese: f. Tearcë-Ambulanta, dyqan berberi pranë Xhamisë së epërme, f. Dobroshte, një shtëpi në Makedonsko Malo, çezma te Xhamia (Komuna e Tearcës), dhe në f. Sellcë afër Xhamisë, midis fshatit Sellcë dhe f. Vejce afër çezmës, fshati Vejce afër urës, çezma afër Xhamisë, fshati Gjermë afër lumit, çezma afër Xhamisë, çezma nën shkollë – kullotat (Komuna e Tetovës) , thuhet në kumtesën e Qendrës së Shëndetit Publik pranë Qendrës për menaxhim me kriza.

Sipas dr Ratko Dabidovskit, specialist për ekologji shëndetësore dhe higjienë në Qendrën e shëndetit Publik në Tetovë bëhet fjalë për parregullsi mikrobiologjike.

Mendimi publik i rekomandimit të cilat dorëzohen në entin shëndetësor dhe sanitar dhe mos të pihet uji derisa me dezinfektim nuk sillet në rregull uji për pije.

Sipas raportit gjashtë mujor të Qendrës për hulumtime të mostrave për pije në vendet rurale tregojnë 65,52 për qind parregullsi bakteriologjike dhe 11,33 për qind parregullsi fizike-kimike (turbull).

Të fundit