28/03/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetë emigrantë janë zbuluar në një kamion në terminalin doganor të Tetovës

Në një rimorkio kamioni në rrethin e terminalit të doganës së Tetovës janë zbuluar 10 emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi sot rreth orës 12, informojnë nga SPB Tetovë. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar për procedurën përkatëse.

Në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, nga Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë të Veriut është denoncuar se emigrantët janë zbuluar në një rimorkio të një automjeti transportuese “mercedes” me targa të Tetovës, pronë e një peroni juridik nga Tetova, ndërsa i drejtuar nga A.S (25) nga fshati Sedllarcë e Epërme, Tetovë.

Automjeti ka qenë në rrethinën e terminalit doganor. Emigrantët dhe shoferi i automjetit janë privuar nga liria dhe mbajtur në stacionin policorë në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, informojnë nga SPB Tetovë.

Emigrantët janë në moshë prej 15 deri 49 vjet. sn/

Të fundit