26/11/2022
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetëra eurodeputetë kërkojnë heqjen e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga grupe të ndryshme politike i janë drejtuar me letër Komisionit Evropian duke i kërkuar që të hiqen barrierat e roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor. Eurodeputeti austriak nga Partia e Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz thotë se kjo do të ndihmonte që shumë mërgimtarë nga Ballkani të komunikonin më lehtë me familjet e tyre.

“Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe një hap drejt kësaj do të ishte shembja e barrierave të roaming. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut drejt BE-së, por gjithashtu do të largonte pengesat e përditshme të qytetarëve të vendeve perëndimore që vijnë nga Ballkani e që jetojnë dhe punojnë në BE, shpesh larg familjeve të tyre, që përballen me tarifat e shtrenjta të roaming-ut. Komisioni Evropian duhet të kontribuojë në një integrim më të fortë duke krijuar një Zonë të Lirë Evropiane Roaming që përfshin Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash Waitz.

Të fundit