28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetëra të vdekur nga Covid-19 pas vizitës së “babadimrit” në shtëpinë e të moshuarve në Belgjikë

Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë pas infektimit me koronavirusin e ri pas vizitës së një “Babadimri” i cili shkoi në azil për t’u dhënë moral banorëve me rastin e festave të fundvitit.
Siç raportohet, 121 banorë dhe 36 punonjës jenë sëmurë pasi një person i veshur me kostum të Babadimrit vizitoi shtëpinë e pleqve në qytezën veriore Mol në fillim të dhjetorit, , transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale kanë deklaruar se 18 nga personat që u sëmurën pas vizitës kanë vdekur deri më tani dhe se studimet laboratorike janë duke vazhduar për të përcaktuar burimin e saktë të virusit.

“Rezultatet e punës së kryer për të përcaktuar burimin e infeksioneve nuk kanë marrë fund ende. Tani për tani nuk është e mundur të dihet kush është burimi”, tha Wim Caeyers, kryetari bashkisë së qytezës Mol.

Më parë ishte raportuar se personi që vizitoi të moshuarit për t’ua ngritur moralin ishte i infektuar me COVID-19.

Mediat belge kishin raportuar se djali i një prej banorëve të azilit kishte veshur rroba të Babadimrit dhe së bashku me disa të afërm, donte t’u jepte moral atyre, me çka disa ditë pas vizitës u paraqitën raste me COVID-19.

Nga fotografitë e zbuluara të vizitës u vërejt se shumë persona qëndruan pa maska.

Të fundit