30/03/2023
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Dhoma publike”, reagon presidenti Pendarovski

E drejta e privatësisë është e garantuar me aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ditëve të fundit jemi të neveritur që jemi dëshmitarë të përsëritjes së rastit “Dhoma Publike”, rast në të cilin shkelet privatësia e mijëra grave dhe vajzave, rast ku ka poshtërimi, seksizëm dhe dhunë që ka pasoja të përhershme në jetën e viktimave, deklaroi presidenti Pendarovski për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve në lidhje riaktivizimin e grupi “Dhoma publike” në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndahen fotografi eksplicite të femrave, transmeton Alsat.

Kreu i shtetit thekson se dhuna ndaj grave dhe vajzave, në çfarëdo formë – psikike, fizike, seksuale, dënohet me ligj.

“Unë kërkoj nga institucionet kompetente që të hetojnë si duhet rastin, dhe shkelësit e veprave penale të ndiqen dhe të ndëshkohen në përputhje me ligjin. Duhet të ketë përgjegjësi sa më shpejt të jetë e mundur.
Mosveprimi i tanishëm krijon një mundësi për të formuar kulturë të mosndëshkimit të veprave penale që shkatërrojnë jetën e mijëra viktimave. Si shoqëri, secili prej nesh duhet të tregojë solidaritet dhe mbështetje ndaj viktimave, për të mos lejuar viktimizim të dyfishtë. Le të veprojmë menjëherë!”, deklaroi Pendarovki.

Të fundit