19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dialogjet Korona “Ndikimi i sfidave të reja politike dhe juridike nga pandemia”

Në temën “Ndikimi i sfidave të reja politike dhe juridike nga pandemia” sot do të vazhdojë seriali i Dialogjeve Korona të cilat përfshijnë disa diskutime onllajn për ndikimin e pandemisë ndaj jetës shoqërore dhe rrjedhave të përditshme.

Fokusi në diskutim, informon prorektori i UKO, prof.dr. Marjan Gjurovski profesor në Fakultetin për siguri-Shkup, do të vihet edhe në të drejtat dhe liritë e njeriut, ndikimin e organizatave ndërkombëtare, por edhe gjendjen në vend dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Në temën e katërt të Korona dialogjeve të sotme do të flasin dr. Mirjana Llazarevska Trajkovska, gjykatëse supreme e RMV-së, prof.dr. Cane Mojanoski, prof.dr. Nikolla Dujovski, prof.dr. Marjan Gjurovski nga Fakulteti për siguri-Shkup, prof.dr. Goran Iliq, prof.dr. Elena Tilovska Keçexhi dhe prof.dr. Mirjana Ristovska nga Fakulteti juridik në Manastir.

“Në funksion të situatës së sapokrijuar dhe mirëmbajtjes së frymës dhe motivit tek studentët dhe profesorët e Universiteteve, mbahet seriali i aktiviteteve në këtë periudhë me çka drejtpërdrejtë realizohet ndikimi në përballjen me sfidat e reja dhe krijimin e politikave publike, zbatimi i të cilave është i domosdoshëm, por edhe për obligimet juridike dhe pasojat nga zbatimi i tyre pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, konsideron iniciatori dhe moderator i këtyre dialogjeve, prorektori i UKO, prof.dr. Marjan Gjurovski, profesor në Fakultetin për siguri-Shkup. ab/

Të fundit