23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

DIASPORA SHQIPTARE NË ÇIKAGO SHËNOI 100 VJETORIN E ATËDHETARIT HAFËZ JUSUF AZEMI

Të dielën e kaluar në Çikago të SHBA-ve, në organizim të veprimtarëve të Diasporës shqiptare, u shënua 100 vjetori i lindjes së Hafëz Jusuf Azemit, i cili mbi shtatë dekada të jetës ia kushtoi çështjes shqiptare.

Në një sallë pran xhamisë së Çikagos, morën pjesë më shumë atdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, veprimtarë të njohur të Ballit Kombëtar dhe Lidhjes Kosovare. Në këtë solemnite mori pjesë edhe Hafëz Jusuf Azemi, i cili me emocione të veçanta foli për jetën e ti që nga ngjarjet e monopollit të Tetovës deri në ditët e sotme, duke i hapur dyert me relevancë të Evropës, të Organizatë të Kombeve të Bashkuara dhe duke trokitur edhe në dyert e disa krytarëve të SHBA-ve, si dhe bashkëveprues i prijësve të Ballit Kombëtar dhe Lidhjes Kosovare, siç ishin Luan Gashi, Abaz Ermeni, Vasil Andoni,Ajet Rushiti, e shumë të tjere.
Dha kontribut të veçantë për senzibilizimin dhe gjendjen e mjerueshme të popullit shqiptar nën sistemin komunist dhe padrejtësitë që iu bëheshin. Në manifestimin e organizuar në Çikago për jetën dhe veprën e Jusuf Azemit folën veprimtarët e çështes shqiptare, Bardhyl Shatku, Luigji Gegaj, Gazmend Kapllani, Prof. Dr Luan Eshtrefi, kryetari i komitetit shqiptaro-amerikan për shtetin Ilionis e të tjerë miqë të afërt dhe njohës të Jusuf Azemit. Ndër mysavirët ishte i pranishëm edhe Branko Manojllovski. Shënimi i 100 vjetorit të lindjes të Jusuf Azemit do të organizohet me aktivitete të ndryshme me 8 shkurt në vendlindjen e tij në fshatin Dobrosht të Tetovës, ku do të promovohet libri i historianit Dr Qerim Lita, ku bëhet fjalë për përndjekjet nga ana e UDB-së jugosllave në bazë të dokumenteve arkivore.

Enver Shala

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/540123209929823/

Të fundit