24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Digjen tre automjete dhe një motoçikletë në Krushopek të Shkupit

Tre automjete pasagjerësh dhe një motoçikletë janë djegur mbrëmë në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit, përcjell FLAKA.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se automjeti i pasagjerëve tip “Opel” në pronësi të O.S.(25), mjeti pasagjerësh “Daevu Tiko” në pronësi të R.S.(54) nga fshati Krushopek dhe një automjet “Mercedes” në pronësi të M.S.(35) nga fshati Krushopek dhe një motoçikletë pa shenja regjistrimi, janë djegur.

Nga zjarri është përfshirë edhe muri i derës hyrëse të shtëpisë së B.S.(37), para së cilës ishin parkuar veturat. Zjarri është shuar nga një ekip i zjarrikësve dhe nuk ka persona të lënduar.

Është kryer hetim dhe po punohet në zbardhje të rastit. FLAKA

Të fundit