25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Digjet një shtëpi në Shipkovicë të Tetovës

Një shtëpi familjare në fshatin Shipkovicë të Tetovës është djegur mbrëmë nga zjarri që ka filluar pas mesnate. Gjatë zjarrit dhe gjatë intervenimit të zjarrfikësve nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri është paraqitur në orën 00.42 minuta në Njësinë territoriale të zjarrfikësve Tetovë. Menjëherë janë dërguar tre automjete të zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizuar plotësisht dhe është shuar në orët e para të mëngjesit. Nuk ka të lënduar nga banorët e fshatit që na ndihmuan dhe as nga zjarrfikësit. Është shkaktuar dëm i madh material”, informoi Uka Aliti nga NJTKZ Tetovë.

Sipas informacioneve të Alitit, gjatë intervenimit është penguar që zjarri të zgjerohet në objektet tjera.

Të fundit