25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimçe Arsovski: A e ka dëmtuar Radmilla Shekerinska buxhetin dhe janë përvetësuar mbi 250.000 euro

Ditë e re, skandal i ri.

Radmilla Shekerinska është e përfshirë edhe në një tender të dyshimtë, ku ekziston dyshim për përvetësim të buxhetit prej mbi 250.000 euro.

Radmilla Shekerinska si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes përmes furnizimit publik ka blerë 2 makina të mëdha graderë për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 464.853 euro, gjegjësisht një makinë nga këto grader, një grader ka vlerë prej 232.426 euro. Makinat janë blerë nga kompania serbe “Korkovado”, përndryshe bëhet fjalë për makina nga prodhimtaria kineze, siç thashë për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Kjo nuk do të ishte aspak kontestuese nëse makina e njëjtë nga kompania e njëjtë “Korkovado” në Serbi pas vetëm disa muajve nuk ishte shitur për një institucion serb në vlerë prej vetëm 108.000 euro, gjegjësisht për gjysmë shume më pak se ajo që e ka paguar Radmilla Shekerinska.

Domethënë, një makinë grader modeli GR 1605 në Serbi kushton 108.000 euro, ndërsa Radmilla Shekerinska në Maqedoni e blen për 232.426 euro.

Është i dukshëm dallimi prej 132.000 euro për një makinë ose gjithsej 264.000 euro për të dyja makinat, të cilat askush nuk e di se ku kanë përfunduar.

Me këtë Radmilla Shekerinska e ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për mbi 250.000 euro.

Pyetja është, nëse dihet se Radmilla Shekerinska ka relacione serioze biznesi në Serbi, më saktë në Beograd përmes një të afërmi nga familja më e ngushtë, ku kishin përfunduar këto mbi 250.000 euro dallim në tenderin të cilat në njëfarë mënyre janë përvetësuar?

A kanë përfunduar këto mbi 250.000 euro në ndonjë xhep ?

Kjo duhet të kuptohet dhe opinioni i pret këto përgjigje nga Radmilla Shekerinska.

Prokuroria publike duhet të hapë rast për këtë dyshim dhe ta hetojë deri në fund. Ky është dëmtim klasik i Buxhetit të qytetarëve në vlerë prej mbi 250.000 euro.

Opinioni pret zgjidhje. Ndërsa, Prokuroria Publike duhet menjëherë të hapë rast.

Konferencë për shtyp e Dimçe Arsovskit, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Të fundit