29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Atraktiviteti i BE-së është në narrativin e saj, por që të jetë i qëndrueshëm na duhet më shumë se premtim në letër

Atraktiviteti i BE-së është në narrativin e saj, por që i njëjti të jetë i qëndrueshëm na duhet më shumë se premtim në letër. Partneriteti valorizohet përmes prizmit të premtimeve dhe pritjeve. Pritjet tona nga BE-ja janë më shumë se të arsyeshme, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dje në Universitetin e Karlos në Pragë.

Dimitrov pati ngjarje në panelin “Premtimi i parealizuar i BE-së për Ballkanin Perëndimor – është koha për vendim strategjik nëm kuadër të Kryesimit kroat me BE-në” që ishte pjesë e debatit të titulluar “Ringjallja e agjendës së zgjerimit të BE-së: viti 2020 – mundësi e re për Ballkanin Perëndimor” në organizim të Institutit evropian për politika – EUROPEUM.

Siç është theksuar në kumtesën e MPJ-së, në auditoriumin të përbërë nga përfaqësues të tink tenk bashkësisë, bashkësia akademike, organizata joqeveritare, kori diplomatik, ministri Dimitrov ua prezantoi rastin e Maqedonisë së Veriut në kontekst të rrugës euroatlantike dhe sfidave të të njëjtit.

Duke e njohur publikun me kontekstin historik dhe politik nga pavarësia dhe riaktualizimi i politikës së zgjerimit, ministri Dimitrov e potencoi periudhën e ardhshme si esencial, siç është edhe korelacioni i rezultateve dhe korniza kohore nga agjenda pranverore e BE-së.

Bashkëpanelistët, zëvendësministri çek i Punëve të Jashtme Alesh Hmelazh, drejtori i institutit Vlladimir Bartovic, Jana Juzova, ekspert për Ballkanin Perëndimor në Europeum dhe bashkëbiseduesit nga publiku në bisedë me ministrin Dimitrov e komentuan dinamikën pozitive të politikës së zgjerimit nga tetori i vitit të kaluar, që u jep të drejtën të presin së shpejti edhe rezultat pozitiv për Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të pjesës së parë të vizitës së punës në Pragë, përveç takimit bilateral me ministrin çek të Punëve të Jashtme, Petriçek dhe pjesëmarrje në panel, ministri Dimitrov pati takime edhe me kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit çel Radezh Vondreçek dhe me sekretaren shtetërore Milena Hërdinkova në të cilat takime u shpreh mbështetja e fuqishme për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave aderuese me BE-në, u përshëndetën arritjet reformuese dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Ministri Dimitrov sot do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Grupit të Vishegradit – V4 dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor – WB6, që organizohet në kuadër të kryesimit çek me Grupin e Vishegradit.MIA. fb/

Të fundit