16/04/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Deri nesër në ora 18 të paraqiten të gjithë qytetarë që duan të kthehen në vend

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, do të organizojnë fluturime humanitare dhe karvane që të munden rreth 2.300 qytetarë të bllokuar në zona ndërkufitare ose në aeroporte ose që kanë nevojë për ndihmë për të arritur në shtëpi. Të interesuarit duhet deri të dielën në ora 6 pasdite të paraqiten në përfaqësinë konsullore më të afërt. Të gjithë që do të arrijnë në këtë mënyrë në vend do t’i nënshtrohet një karantine të detyrueshme shtetërore për 15 ditë.

“Dua të dërgoj mesazh kyç se deri nesër në ora 18:00 për të gjithë ata që nuk janë paraqitur për t’u regjistruar sepse ky nuk do të jetë proces i vazhdueshëm. Bëhet fjalë për shpenzime të mëdha, organizim i madh, shteti nuk do të jetë në gjendje të organizojë karvane të këtilla humanitare në baza të rregullta. Ne duhet të ndihmojmë tani. Nuk është koha për të udhëtuar jashtë vendit”, tha ministri i Jashtëm Nikolla Dimirov në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Qytetarët, tha ministri, mund të paraqiten me e-mail adresat dhe telefonat e PDK-ve të RMV në vendet ku ato ndodhen ose në vendet më të afërta me vendin fqinj ose rajonin. Ne, theksoi Dimitrovi, duhet të kemi evidencë precize dhe të dhëna të sakta për të organizuar menjëherë këto karvane humanitare”, tha ministri i jashtëm.

Ai sqaroi se disa ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje të qytetarëve tanë që janë bllokuar nëpër kufij, në aeroportet që po mbyllen ose anulohen fluturimet, të cilët kanë nevojë për ndihmë për të arritur në shtëpi dhe se sipas llogaritjeve ka rreth 2.300 shtetas të vendit në mbarë botën. Përqendrimi kryesor, tha ai, është në vendet evropiane.

“Dje në seancën e qeverisë diskutuam për këtë çështje dhe u morën vendime dhe konkluzione. Ministria e Punëve të Jashtme u obligua në bashkëpunim me RTVM të organizojmë fluturime humanitare që t’i sjellim qytetarët në shtëpi”, tha Dimitrov.

Qeveria, sqaroi Dimitrov, ka vendosur që të gjithë qytetarët që vijnë në grupe më të mëdha me fluturime humanitare, t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme shtetërore për minimumi 15 ditë ndërsa në të njëjtën kohë krahas interesit të shtetit të kthehen në shtëpi dhe të mbrojnë shëndetin e popullatës që tashmë është në atdhe. Është ngritur një organ që do të organizojë karantinë të detyrueshme shtetërore dhe dhe do ta rrisë kapacitetin e karantinës së detyrueshme shtetërore.

Ai informoi se dje është bërë një përpjekje në Mal të Zi për të sjellë një grup të qytetarëve tanë që ishin në Stamboll dhe t’i hipnin në një fluturim humanitar nga Qeveria e Malit të Zi, por sapo dëgjuan se do të detyroheshin në karantinë, asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta shfrytëzojë këtë mundësi.

“Kjo nëse është një tregues dhe ilustrim, është e mundur që ky numër i qytetarëve tanë të ulet. Numrat do të ndryshojnë”, tha Dimitrov.

Paralajmëroi se në ditët në vijim do të organizohen karvane humanitare nga Mali i Zi drejt Maqedonisë së Veriut. Atje ka rreth 70 shtetas maqedonas dhe, siç tha, nëse vijnë do të jenë në karantinë të detyrueshme. Shpenzimet do të përballohen nga shteti.

Ministri Dimitrov tha se gjithashtu kontaktohen edhe të gjitha vendet e zonës së Shengenit nëse ndonjë qytetar për shkak të situatës aktuale me koronavirusin, do ta tejkalojë afatin për qëndrimin maksimal 90-ditor, të mos bartin pasoja juridike.

“Në vendet pjesë të Shengenit, janë dërguar kërkesa që qytetarët të cilët për shkak të pamundësisë për ta respektuar afatin të mos kenë pasoja juridike nga tejkalimet. Disa vende janë duke marrë vendime”, tha ministri i jashtëm. .MIA

Të fundit