25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Institucionet kompetente i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në harmonizim me standardet ndërkombëtare zgjedhore, janë shtyllë bazë e demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në vend. Kjo tregon kapacitet demokratik dhe pjekuri të shteti dhe para së gjithash për qytetarët e saj dhe është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin vijues të qëllimeve strategjike evropiane të vendit, Ky është prioritet kombëtar, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me Kaetana de Zulueta Ovtram, shefe e Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Ai theksoi se institucionet kompetente i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, në linjë të standardeve dhe praktikave evropiane.

Dimitrov, siç kumtuan nga MPJ-ja, e ka njoftuar bashkëbiseduesen me ndryshimet e fundit të rregullativës ligjore, në pajtim me rekomandimet e ODIHR-së të cilat paraqesin udhëzim për rregullim shtesë të kornizës zgjedhore në harmonizim me standardeve ndërkombëtare zgjedhore.

“Shefja e Misionit të OSBE/ODIHR Kaetana de Zulueta u falënderua për ftesën në kohë me të cilin ishte mundësuar fillimi i procesit për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe për bashkëpunimin konstruktiv gjatë zgjedhjeve paraprake. Me këtë rast, e theksoi pritjen se edhe këto zgjedhje do të jenë demokratike dhe korrekte dhe se do të jenë konfirmim i angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut jo vetëm në kontekst të OSBE-së, por edhe në kontekst të integrimit evropian”, informuan nga MPJ-ja.MIA. fb/

Të fundit