18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov – Jourova: Atë që e përmbushi vendi juaj është për tu respektuar dhe duhet të valorizohet në mënyrë adekuate nga BE-ja

Atë që e përmbushi vendi juaj është për tu respektuar dhe kjo duhet të valorizohet në mënyrë adekuate nga ana e BE-së sa më shpejtë që është e mundur, theksoi euroambasadorja për Drejtësi, Konsumatorë dhe Barazi Gjinore, Vera Jourova duke shfaqur mbështetje për aspiratat tona në BE në takimin e sotëm në Shkup me shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov së pasi dërgoi urime deri te Jourova për pozicionin e ri në përbërjen e re të Komisionit Evropian, si kompetente për portfolion – vlera evropiane dhe transparencë, të cilat janë, theksoi, me rëndësi të veçantë për qytetarët e RMV-së dhe drejtë realizimit të së cilës angazhohet shoqëria në RMV.
Gjatë kësaj, shtohet, ai e përcaktoi vendosmërinë që të vazhdohet në atë rrugë edhe krahas rezultatit dëshpërues nga Samiti i BE-së në tetor. Në këtë kontekst ishin shkëmbyer mendime edhe për ngjarjet në vend, si dhe për pritjet dhe hapat e ardhshëm në lidhje me agjendën e BE-së, qëndron në kumtesë.

Eurokomisarja Jourova po qëndron në vendin tonë me rastin e Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i organizuar nën patronazhin e Presidencës finlandeze me BE-në, që po mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Të fundit