25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka humbur tre vjet duke mos e pranuar historinë e përbashkët

“Historianët e Maqedonisë kanë humbur 3 vjet nga mosgatishmëria për të pranuar formulimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, me të cilët bëhet e qartë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë histori të përbashkët”.

Këtë në një intervistë për mediumet bullgare e deklaroi Angell Dimitrov, bashkë-kryetar i Komisionit të përzier për çështje historike në palën bullgare.

Sipas tij, është joserioze që pala maqedonase të akuzojë Bullgarinë për mungesë të avancimit të proceseve politike në vend.

Dimitrov tha se historianët maqedonass e kanë shfrytëzuar zgjedhjet paralamentare si arsye për bllokim të punës së Komisionit të përzier dhe këtë bllokadë e vazhduan me arsyetimin e ekzistimit të pandemisë.

Ai u shpreh i bindur se presioni i jashtëm nga vendet anëtare të BE-së, tek të cilët shpresojnë edhe historianët në Shkup, nuk do të çojë në ndryshimin e qëndrimit të Bullgarisë.

Të fundit